Serbia “komprometon” përpjekjet për normalizim – Vuçiq refuzon nënshkrimin

Përpjekjet e ekipit të BE-së për të hedhur në hap përpara në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi duket se janë të kompromentuara
nga qëndrimi i Serbisë.

Në vijim të takimit të ekipit europian, të përbërë nga liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë, presidentit të Këshillit Europian, shefit të diplomacisë europiane dhe përfaqësuesit të posaçëm për dialogun, Josep Borrel ka tentuar të shkëpusë një marrëveshje midis dy palëve përmes organizimit të takimeve të mëtejshme me presidentin e Serbisê dhe kryeministrin e Kosovës.

Këto takime janë zhvilluar midis përfaqësuesit të posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe më pas me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Por në përfundim të këtyre takimeve mungon miratimi nga presidenti i Serbisë për propozimin e ri europian, një marrëveshje me aneks tê dakortësuar midis BE-së dhe SHBA-ve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pranuar këtë marrëveshje, që përfshin një status të ri për bashkësinë e komunave me shumicë serbe dhe është shprehur i gatshëm për t’a firmosur atë, por jo presidenti serb.

Aleksandar Vuçiq është shprehur, se është i gatshëm të zbatojë disa pjesë të marrëveshjes në mënyrë selektive, duke bërë të kuptohet se nuk do të firmosë për pjesët që konsiderohen si tepër të ndjeshme për Serbinë, si integriteti territoriali Kosovës, apo anëtarësimin e Kosovës në BE. Ndërkohë, pritet reagim nga pala europiane./KlanMacedonia

Erisa Zykaj – TvKlan, Bruksel

Lexo gjithashtu
Total
0
Share