Serbia kërcënon Albin Kurtin për barrikadat

Bërnabiç: Heqja me forcë është sulm ndaj grave dhe fëmijëve

Në ditën e Forcave Ajrore kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se nuk beson në një skenar në të cilin policia e Kosovës do t’i largonte me forcë barrikadat në veri.

“Policia e Kosovës as që duhet të mendojë t’i largojë barrikadat me forcë sepse do të ishte sulm ndaj grave dhe fëmijëve, të moshuarve dhe edukatorëve që janë mbi to. Unë nuk besoj në një skenar të tillë. Kemi mirëkuptim të mjaftueshëm nga ana e aktorëve ndërkombëtarë, mbi të gjitha KFOR-it”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ajo këmbëngul se nuk ka kuptim që të diskutohet për propozimin franko-gjerman në një kohë që Marrëveshja e Brukselit për Bashkimin e Komunave Serbe ende nuk është zbatuar dhe se BE-ja nuk e detyroi Prishtinën të reflektojë.

“Duhet që të zbatohet marrëveshja e parë e Brukselit. Nuk di si do ta diskutojmë propozimin e ri franko-gjerman. Çështja është se kush do ta zbatojë marrëveshjen e parë. Kjo është pyetja për BE-në dhe SHBA-në është se kush do ta garantojë zbatimin e propozimit të ri franko-gjerman”.

Bërnabiç vuri në dukje bashkëpunimin e mirë me KFOR-in, si dhe seriozitetin e treguar sepse ata janë ende duke e shqyrtuar kërkesën e Serbisë për kthimin e një pjese të forcave ushtarake në Kosovë sipas rezolutës 1244 te OKB-së.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share