“Serbia duhet të paguajë dëmshpërblim për të pagjeturit në Kosovë” (VIDEO)

Pasojat ia dinte, andaj provoi doemos t’i shmangej.

Por, pas më shumë se një viti rezistencë, sipas palës kosovare, Serbia, nuk arriti t’i ikë termit, Persona të Zhdukur me Forcë, që i sjellë goxha përgjegjësi asaj me dokumentin për të pagjeturit.

Pos hapjes së arkivave dhe prezantimit të dokumenteve sekrete mbi vendndodhjen e personave të zhdukur, Beogradi preket edhe në kuletë, njofton Klan Kosova.

Termi i përfshirë në Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Personave nga Zhdukja me Dhunë, parasheh dëmshpërblimin e familjeve të viktimave.

Edhe pas dakordimit për deklaratën që pret nënshkrimin e krerëve të dy vendeve, kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, mohoi se kanë pranuar termin për të cilin luftoi shumë Kosova.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share