Qytetarët e Kosovës të cilët kanë marrë udhë për në Kosovë me autobusë janë ndaluar në pikën kufitare Kroaci – Serbi.
Një nga pasagjerët i ka thënë Klankosova.tv se pritjet janë mbi 4 orëshe ku pala serbe ua ka marrë dokumentacionet.
“Jemi duke pritë prej orës 3 të mëngjesit. Për momentin na kanë thënë të qëndrojmë në autobus kinse se nuk do të na vonojnë edhe shumë”.
“Dokumentet na i kanë marrë të gjithëve dhe s’është kryer as edhe një kontroll. Jemi diku afro 10 autobusë që po presim”, tha një qytetar në kushte anonime për Klankosova.tv.
Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se autobusët po vazhdojnë të presin akoma, e për të cilën pritje nuk dihet arsyeja.