DY FËMIJË TJERË SHPËTOJNË NGA ZJARRI
Dy fëmijë kanë humbur jetën në zjarrin që ka shpërthyer në një shtëpi në Moravicë të Vjetër të Suboticës, kanë njoftuar mediat serbe duke u thirrur në njoftimet e Drejtorisë së Policisë në Suboticë, njofton KlanM.
Dy viktimat janë të moshës një dhe trevjeçare, kurse sipas informacioneve jozyrtare, dy fëmijë tjerë kishin arritur të largohen nga shtëpia dhe t`i shpëtojnë zjarrit.
Autoritetet serbe, sic percjell KlanM, supozojnë se ngrohja me dru ka qenë shkaktare e zjarrit. Edhe pse është intervenuar shumë shpejt, tragjedia ka qenë e pashmnagshme.
Familja e goditur nga tragjedia, sipas mediave serbe, ka tetë fëmijë, kurse katër prej tyre në momentin e zjarrit kanë qenë në shkollë.
Të rikujtojmë se para dy ditëve, në Novi Pazar, nga zjarri humbën jetën katër fëmijë.