“Akuzat të pavërteta dhe raporti i manipuluar”
Kryeministri Edi Rama, duke folur në konferencën e mbajtur pas hapjes së negociatave i kërkoi Këshillit të Evropës që t’i kërkojë falje Kosovës për raportin e Dick Martyt. Raporti sipas kryeministrit ishte i mbushur me të pavërteta, me qëllim hedhien baltë ndaj Kosovës.
Edi Rama: Zero përqind të trafikimit të organeve njerëzore. Kërkojmë t’i themi botës që kjo ishte maskaradë. Përmes një sasie balte të hedhur ndaj të gjithë vendit dhe një shteti të pavarur si është Kosova dhe LANÇ. Nuk ka asnjë provë të kushedi sa hetimeve që ka pasur trafik të organeve njerëzore nga udhëheqja e kësaj ushtrie që në fakt ka qenë viktimë e një sulmi. Askush nuk duhet të përpiqet ta pështjellojë në mënyrë tjetër. Kjo ka të bëjë me një faqe turpi të KiE dhe KiE duhet të gjejë kurajon të dalë përballë dhe të thotë na falni. Është e pamundur të akuzosh një komb të tërë që u çlirua nga një përpjekje kaq e madhe e koalicioneve demokratike dhe falë një ushtrie çlirimtare përkundër një makinerie të spastrimit etnik dhe krejt papritur të hidhen në thellësitë e mediave dhe plehrave gazetareske.
Një raport i ish-Eurokomisionerit Dick Marty thoshte se Ushtria Nacional Çlirimtare ka kryer trafik organesh.
Tv Klan