Serbi, protestuesit ultimatum presidentit Vuçiç

Serbët u mblodhën sërish në Beograd për të protestuar kundër presidentit Aleksandër Vuçiç dhe manipulimit të zgjedhjeve. Të bashkuar rreth koalicionit “Serbia kundër dhunës” protestuesit marshuan para Komisionit të Zgjedhjeve dhe i lëshuan një ultimatum presidentit.

Protestuesit kërkojnë nga Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale që të kontrollojë listën zgjedhore, në të kundërt do të shpallin bllokadë të kryeqytetit të hënën. Kjo kërkesë e tyre pason atë për përsëritjen e zgjedhjeve lokale për qytetin e Beogradit, ku opozita thotë se mbi 40 mijë vetë u sollën nga Bosnja.

I vendosur nën presion dhe nën paralajmërimet e vazhdueshme të Moskës për një revolucion në vend, presidenti AleksandarVuçiçu kërkoi liderëve të opozitës të ndalojnë grevën e urisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pesë krerët e opozitës janë në grevë urie, mes tyre Miroslav Aleksiç dhe Marinika Tepiç, pasi aleanca opozitare SPN paraqiti prova të mashtrimit zgjedhor. Zgjedhjet parlamentare, të pestat që nga viti 2012, përkuan me zgjedhjet lokale në shumicën e komunave, kryeqytetin Beograd dhe provincën veriore të Vojvodinës.

Aleanca e opozitës SPN pretendoi shkelje të mëdha të ligjit zgjedhor në garën e këshillit bashkiak të qytetit të Beogradit, duke përfshirë regjistrimin e paligjshëm të votuesve, blerjen e votës dhe manipulim të rezultateve dhe kërkoi përsëritjen. Në Beograd, SNS në pushtet fitoi 37,48% të votave dhe opozita 34,38%.

Misioni ndërkombëtar i monitorimit vërejti shumë parregullsi në votim, përfshirë blerjen e votave.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share