Serbi: Përmbytjet – situatë e jashtëzakonshme në 52 komuna!

BRENDA 24 ORËVE EVAKUOHEN MBI 200 NJERËZ

Në Serbi, situatë e jashtëzakonshme është shpallur në 52 qytete dhe komuna. Në 24 orët e fundit janë evakuar 217 njerëz, njofton KlanM.

Janë dëmtuar rrugë, ujrat kanë rrëzuar ura duke shkaktuar rrëshqitje dheu, kurse shumë drejtime rrugore janë mbyllur për shkak të dëmeve nga përmbytjet.

Situatë më kriktike, sic percjell KlanM mediat serbe, paraqitet në rrethinën e Kralevës, kurse me stuhitë e ujit janë përballur të gjitha viset e Serbisë Qendrore dhe Perëndimore.

Uji ka shkatëruar një urë në magjistralen e Ibrit afër Kralevës, kurse trafiku në këtë pjesë është ndërprerë.

Mediat serbe, sic percjell KlanM, njoftojnë se vala e ujit dhe stuhitë lëvizin në drejtim të Kurshumlisë, Prokupljes dhe Dolevcit.  

Një pjesë e madhe e territorit të Serbisë është përfshirë nga përmbytjet dhe të gjitha forcat janë drejtuar për të shpëtuar jetë njerëzish – kanë thënë nga sektori për situata të jashtëzakonshme pranë MPB-së serbe.

Metereologët në Serbi, sic percjell KlanM, thonë se edhe gjatë fundjavës do të ketë reshje të shiut, kurse reshje intensive priten në pjesët qendrore dhe lindore të vendit, lokalisht deri 40 litra shi në metër katrorë. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share