Serbi: Për një javë – 13.500 copë armë të dorëzuara!

Aksioni nisi më 8 maj, skadon më 8 qershor  

Autoritetet e Serbisë kanë bërë publike pamjet e armëve të grumbulluara gjatë aksionit për dorëzimin e armëve të jashtëligjshme që ka nisur më 8 Maj dhe duhet të përfundojë më 8 Qershor, njofton KlanM.

Presidenti serb, nga Smedereva, sic percjell KlanM, ka njoftuar se deri sot në mëngjes janë grumbulluar rreth 13.500 copë armë dhe mjete shpërthyese, prej tyre rreth 1.750 bomba dore, granata e të ngjashme.

“Duhet që me masat të veprojmë fuqishëm, pas tragjedive që na goditën. Askush nuk duhet të ketë armë të jashtëligjshme. Armët nuk hidhen, I dërgojmë në Zastava Kragujevac për të bërë armë të reja. Deri më 8 Qershor pa sanksione mund të dorëzoni armët, kurse pas kësaj date do të reagojmë në mënyrë repressive dhe dënimet do të jenë të rënda”, ka deklaruar Presidenti serb Vuçiq.

Pas dy ngjarjeve tragjike në Serbi që rezultuan me 17 viktima, në mesin e tyre edhe fëmijë, në Serbi, me të madhe flitet për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Presidenti Vuçiq, sic percjell KlanM,  kishte deklaruar se nuk u frikohet zgjedhjeve, por sipas tij, zgjedhjet nuk janë zgjidhje.

Opozita përmes protestave ka kërkuar dorëheqje të funksionarëve të lartë të Qeverisë.

Epilogu I situatës politike, sic njoftojnë mediat serbe, pritet më 27 Maj, në Kuvendin e jashtëzakonshëm të Partisë SNS që drejtohet nga Vuçiqi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share