Serbi, gjendje e jashtëzakonshme në Pirot pas rrjedhjes së amoniakut

Më shumë se 50 persona me simptoma të helmimit

Shkollat, çerdhet dhe institucionet tjera publike sot kanë mbetur të mbyllura në Pirot të Serbisë, pasi mbrëmë në afërsi të qytetit nga vagoni i përmbysur ka rrjedhur sasi e madhe e amoniakut.

Mbi qytet ngrihet re e bardhë, tregojnë fotografitë e sotmshe, edhe pse nga Shtabi i Krizave shprehin bindjen se në ajrin e qytetit nuk ka më gazra të dëmshme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në vendin e fatkeqësisë, në afërsi të hekurudhës nga e cila dje pasdite kanë rrëshqitur vagonat e trenit të mallrave, është gjetur trupi i pajetë i një burri, për të cilin njoftohet se është shtetas turk, me shumë gjasë shofer i kamionit i cili duke dashur t’i shmanget vendit të incidentit, ka dalë nga rruga dhe ka humbur jetën ose është ngulfatur nga sasia e lartë e kimikatit../KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share