Serbi: Debate për planin Franko – Gjerman

Pjesa më e vështirë e planit evropian parasheh që të mos kundërshtojmë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Kështu ka deklaruar Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë fjalimit të tij në parlamentin serb. Ai, sic njofton KlanM, ka prezantuar një plan 10 pikash për politikën e Serbisë në periudhën e ardhshme.

“Sot jemi dëshmitarë të një lloji të luftës së tretë botërore, që do të jetë më voluminoze në muajt në vijim. Ky konfikt bëhet më I vështirë dhe më I madh. Kur e kemi këtë parasysh, është e qartë se disa vende të vogla nuk mund të kenë aq liri sa do të dëshironin. Që nga shpërthimi I luftës në Ukrainë, ekziston një ofensivë e përgjithshme politike të Prishtinës bashkë me një pjesë të aleatëve perëndimor, për të ndryshuar situatën në terren” – tha Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë.

Presidenti serb, sic njofton KlanM, në vecanti ka përmendur pikën 4, saktësisht paragrafin e dytë, ku thuhet se “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

“Edhe ta kundërshtojmë edhe të mos e kundërshtojmë para Këshillit të Evropës, në momentin kur të vendosin, do ta kenë shumicën. Edhe ta kunërshtojnë dhe të mos e kundërshtojmë për NATO-n, do ta kenë shumicën. Edhe për BE-në, vendimi është I tyre” –  tha Aleksandar Vuçiq

Seanca e posaçme në Kuvendin e Serbisë, ku po diskutohet për Kosovën, po përcillet me përplasje verbale dhe fizike mes deputetëve të opozitës dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë seancës, deputetët e opozitës kanë brohoritur slogane sikurse “Tradhti”, “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “Nuk do të heqim dorë nga Kosova”. Ata po ashtu mbanin pankarta me mbishkrimin “Jo kapitullimit”. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share