Kërkohet lirimi i të arrestuarve dhe tërheqja e Policisë
Rreth 3 kilometra ishte rruga e mbushur me makina nga serbët e Kosovës, të cilët morrën pjesë në protestën e organizuar pas barrikadës së parë në fshatin Rudar të Zveçanit.
Protesta u thirr pas deklaratës së Kryeministrit Albin Kurti i cili ka thënë se nuk do të lejojnë edhe gjatë barrikadat, por ka shprehur frikën se mund të keteëviktima.
Kurti “Kosova dhe Metohia” nuk është pronë e jotja, ajo është e stergjyshërve tanë thuhet në një nga pankartat e protestës.
Protestuesit kanë kërkuar lirimin e serbëve të arrestuar, tërheqjen e “listave sekrete për arrestimin dhe pushkatimin e serbëve”, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës si kushte për heqjen e barrikadave të ngritura në këtë zonë.
Goran Rakiç – Kryetar i Listës Serbe: Pa plotësimin e këtyre kushteve, nuk do të ketë tërheqje të barrikadave, sepse jemi lodhur duke pritur se kush prej nesh është i radhës në listën për arrestim apo ekzekutim, vetëm pse jemi serbë.
Ai tha se zgjidhja e kësaj krize është “ekskluzivisht në Prishtinë”. Predrag Pantiç djali i serbit të arrestuar Dejan Pantiç tha se duan paqe dhe të mbijetojnë në Kosovë.
Barrikadat janë vendosur më 10 Dhjetor pas arrestimit të ish policit serb Dejan Pantiç i dyshuae se ka marrë pjesë në sulmin ndaj Komisionit Komjnal Zgjedhor në Mitrovicë të Veriut.
Tv Klan