Dhurata e veçantë e shqiptarëve të Amerikës për Blendi Fevziun

Gazetari dhe moderatori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka festuar të enjten 54-vjetorin e lindjes. Ai është surprizuar nga shqiptarët e Amerikës që i kanë bërë një dhuratë shumë të veçantë.

Me rastin e ditëlindjes, ata kanë vendosur një foto të Fevziut në një prej ekraneve të mëdha në qendër të Manhatanit në New York. Urimi për ditëlindjen e Fevziut është transmetuar disa herë gjatë ditës me rastin e 54-vjetorit të tij.

Vetë Fevziu ka shpërndarë videon në profilin e tij në Instagram ku i ka falenderuar për këtë dhuratë të veçantë.

“Shumë faleminderit për dhuratën”, shkruan ai.

Kujtojmë që në emisionin “Opinion”, Blendi Fevziu ka qenë gjithmonë një mbështetës dhe promovues i shqiptarëve të Amerikës.

Vitin e kaluar ai ishte në New York ku i dedikoi një dokumentar në “Opinion” në Tv Klan paradës së shqiptarëve që organizohet në Qershor të çdo viti atje. (Lexo më shumë)/tvklan.al

https://www.instagram.com/reel/CsbFVX5Aoeu/?utm_source=ig_embed&ig_rid=8ee92b28-228f-4869-b15f-99d4476b5628

Lexo gjithashtu
Total
0
Share