Serbët dalin në protestë

Asnjë datë se kur do të hiqen barrikadat në Veri

Një protestë masive është paralajmëruar nga serbët lokal për të enjten në fshatin Rudare. Ftesën e ka bërë i ashtuquajturi “shtabi i krizës së popullit serb nga veriu i Kosovës” për shkak të siç kanë thënë kërcënimeve të fundit të kryeministrit Albin Kurtit, i cili, sipas tyre, bëri thirrje për zhdukjen e popullit serb dhe vrasjen e serbëve në barrikada.

Thirrja, shtojnë ata, është edhe për shkak të mbështetjes së drejtpërdrejtë të Kurtit nga ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, “i cili guxoi të caktojë ultimatume dhe afate për heqjen e barrikadave”. Ambasadori gjerman ka kërkuar që barrikadat të hiqen para 25 Dhjetorit.

Ndërkohë KFOR-i nëpërmjet një komunikate për media thotë se beson fuqishëm se përdorimi i dhunës dhe sjellja agresive në veri për të ndikuar në vendimet politike në Kosovë, është i papranueshëm dhe perceptohet si provokim.

Në njoftim përmenden edhe stërvitjet e të fundit ushtarake, të mbajtur më 19 Dhjetor, të cilat sipas tyre u zhvilluan për të trajnuar dhe testuar aftësitë e njësive të KFOR-it për të garantuar lirinë e lëvizjes.

KFOR-i gjithashtu ka tërhequr 9 policë që ndodheshin në pikat kufitare Jarinjë dhe Brnjak që nga 10 Dhjetori kur u barrikaduan rrugët. bëhet fjalë për 6 policë me sëmundje kronike si dhe 3 police nëna të fëmijëve të fëmijëve të vegjël. Policët tjerë vazhdojnë të mbeten në pikat kufitare ndërsa mbetet e paqartë nëse i burgosuri Dejan Pantiq është transferuar apo vazhdon të mbetet ende në pikën kufitare në Jarinje.

Dy shpërthime të reja me shokbomba kanë ndodhur në 24 orët e fundit në veri të Mitrovicës, njëri ndaj një ekipi të gazetarëve, gjithashtu gazetarët sërish janë sulmuar afër barrikadave në mesditën e së mërkurës.

Barrikadat janë ngritur më 10 Dhjetor në Jarinjë dhe Bërnjak, si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share