Kombëtarja e Senegalit shënoi fitore kundër Ekuadorit me 2;1 dhe arriti të kualifikohet në fazën tjetër.
Është kjo një sukses fantastik për këtë kombëtare, kurse futbollistët e Senegalit, pas ndeshjes, kanë mahnitur futbolldashësit duke dëshmuar se nuk e kanë harruar legjendën e futbollit në këtë vend, Papa Buba Diop, i cili ndërroi jetë para dy viteve në moshën 42 vjeçare, vdekje që atëherë tronditi botën e futbollit.
“Luani i vërtetë asnjëherë nuk vdes” – qëndronte në mbishkrimin e futbollistëve të Senegalit.
Të rikujtojmë se Senegali në këtë Botëror, për shkak të lëndimit, mbeti edhe pa yllin më të madh, Sadio Mane, futbollistin e Bajern Mynihut.