Senati i SHBA miraton ambasadorin e ri për Izraelin

Ish-sekretari i thesarit Jack Lew mori 54 vota pro

Senatorët votuan kandidatin e Presidentit Joe Biden për ambasador të SHBA-së në Izrael, duke plotësuar një post diplomatik që ishte vakant prej muajsh.

Ish-sekretari i Thesarit, Jack Lew kishte hasur kundërshtimin e republikanëve lidhur me rolin në marrëveshjen bërthamore të presidentit të atëhershëm Barack Obama me Iranin në vitin 2015.

Konfirmimi i Lew erdhi në ditën kur trupat izraelite dhe militantët e Hamasit vijuan betejat e ashpra.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, e vlersoi miratimin e ambasadorit të ri në Izrael si një nga votimet më të rëndësishme që Senati ka marrë për një kohë të gjatë.

Lew do të luajë një rol kyç në menaxhimin e marrëdhënieve SHBA-Izrael, ndërsa presidenti Biden po përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje historike që Arabia Saudite të njohë Izraelin.

Ndërkaq në liste pritje në senatin amerikan prej muaj janë ambasadorët e rinj të Biden për në Guinean e Re, Ishujt Solomon, Turkmenistan, Shqipëri dhe Zimbabwe.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share