Profesori Bashkim Selmani shprehet i habitur me mënyrën e sjelljes së ligjeve në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, çdo ligj që sillet në RMV vlen në mënyrë retroaktive dhe kjo shkakton dëme të mëdha.
“Ligjet nuk mund të vlejnë në mënyrë retroaktive dhe ligjet kanë karakter politik. Dhe këtu është çështja kur ligjvënësi e ka vullnetin e keq, me tendencë”, thotë Selmani.
Ai kundërshton Ligjin e propozuar për Amnisti, duke shtuar se nuk mund të ndahen të burgosurit sipas arsyetimit se kushtet në burgje janë jonjerëzore.
“Këtu të burgosurit duhet ta padisin Ministrinë e Drejtësisë për kushtet në burgje sepse Maqedonia nuk i garanton kushtet dhe kriteret në burgje. Ato dëmtojnë shëndetin e njeriut”, thotë mes tjerash Bashkim Selamnai./KlanMacedonia