Selimi: Barazimi i Shqipërisë ndaj Krocisë në minutat e fundit ishte një shpërblim për të gjithë tifozët e tyre

I ftuar në emisionin Euro Klan, Kasam Selimi gazetar sportiv në Zvicër, tha se dje, në Hamburg, shqiptarët festuan me pasion dhe krenari, duke shfaqur flamujt kombëtarë dhe duke organizuar një festë të madhe për ndeshjen e kombëtares shqiptare me Kroacinë.

Ai tha se tifozët ishin të ardhur nga të gjitha vendet dhe përjetuan emocione të mëdha gjatë ndeshjes. Tifozëria shqiptare ka treguar disiplinë të lartë dhe nuk ka pasur asnjë keqkuptim me tifozët kroat.

“Ishte një ditë festive dje në Hamburg, ku shqiptarët e zbukuruan edhe më shumë me festën dhe flamujt kombëtarë, që filluan nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 12 në atë pjesë ku ishte caktuar për tifozërinë shqiptare, ka kaluar në mënyrën më të mirë dhe pa aksidete, pa asnjë zënkë apo vrejtje nga ana e organizatorëve .
Kishte shqiotarë të ardhur nga të gjitha vendet të cilët ishinorganizuar qa mirë, ku secili prej nesh përjetuam emocione të mëdha, dhe siç e thash edhe në një shkrim të fundit do të ruajmë dhe do të kemi mbresa shumë të mira, nga ky udhëtim në Hamburg. Barazimi në minutat e fundit ishte shërbimi më i mirë për të gjithë ne që ishim atje. Vërtet shqipëria na ka bërë krenarë dhe tifozëria shqiptare ka qenë nga më të mirat e këti kampionati me disiplinë të madhe, ku nuk pati asnjë keqkuptim me tifozët kroat”, tha Selimi./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share