Selena Gomez sqaron pse hoqi Dua Lipën nga Instagrami

Këngëtarja e njohur thotë se e hoqi pa dashje ndërsa shpjegon se marrëdhëniet janë të mira

Tashethemeve për një marrëdhënie jo të mirë mes Dua Lipës dhe Selena Gomez i ka sqaruar kjo e fundit. Fansat aluduan për një mosmarrveshje mes dyshes kur këngëtarja e njohur hoqi Dua Lipën nga rrjetet sociale në muajin Qershor.

“Ishte një aksident!” sqaron ylli i filmit “Only Murders in the Building” në një intervistë të re.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gomez që atëherë e ka rindjekur krijuesen e hitit “Levitating”, por nuk ka shtuar më të famshëm të tjerë që më parë i kishte në listën e personave që ndiqte, duke përfshirë Zayn Malik, Gigi dhe Bella Hadid.

Pavarësisht vendimit për të hequr ish-anëtarin e grupit të njohur muzikor One Direction dhe motrave supermodele, një burim për median rozë ‘Page Six’ shpjegon se mes tyre nuk ka ndodhur asnjë mosmarrveshje.

Vendimi i Gomez për të mos e ndjekur Malik, erdhi disa muaj pasi dyshja u përfol se ishin në lidhje. Është e paqartë pse Gomez nuk e ndjek më Gigi Hadid e cila ka një vajzë 3 vjeç me këngëtarin, por ndoshta shkruajnë mediat e huaja marrëdhëniet personale nuk kanë të bëjnë me aktivitetin e saj në mediat sociale.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share