Një burim pranë dyshes: Ata kanë një lidhje të mrekullueshme
Pasi u përfol se artistja Selena Gomez është në një lidhje me anëtarin e grupit muzikor Chainsmokers Drew Taggart tashmë kjo romancë është zyrtare.
“Selena dhe Drew kanë një lidhje të mrekullueshme. Ata janë shumë të lumtur që po provojnë këtë ndjesi”, u shpreh një burim për revistën Us Weekly.
“Taggart është një djalë kaq i këndshëm”, vijon më tej burimi duke vënë në dukje se artistja e pëlqen shumë këtë gjë tek ai.
Këngëtarja dhe 33-vjecari dolën publikisht për herë të parë së bashku më 17 janar. Më vonë atë javë, themeluesja e Rare Beauty u pa duke u kapur për dore me të dashurin e saj të ri ndërsa po shijonte një darkën në qytetin e New York-ut
Marrëdhënia me artiten Gomez vjen pas ndarjes së Taggart me vajzën më të vogël të Steve Jobs , Eve Jobs .
Selena nga ana tjetër pretendoi me heret se ndarja nga Justin Bieber me të cilin u takua dhe u nda nga viti 2011 derisa u ndan përfundimisht në fillim të 2018 ishte ‘gjëja më e mirë’ që i kishte ndodhur ndonjëherë.
Klan News