Sela: Është keqpërdorur angazhimi dhe djersa e njerëzve të ASH-së

Kryetari I Kuvendit Qendror të ASH-së, Ziadin Sela, gjatë një konference për media nga selia partiake në Tetovë tha se është keqpërdorur angazhimi dhe djersa e njerëzve të ASH-së.

“Ne dhamë gjakun tonë, sakrificën dhe djersën e njerëzve që u besojmë, kurse sot konstatoj se kanë keqpërdorur. Dua të jem transparent para Shqiptarëve dhe shefave të degëve duke ua çuar mesazhin, dua të thërrast Kuvendin Qendror sa më shpejtë për shkak se afrohen zgjedhjet” – tha Sela./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share