Sela: ASH-ja nuk do të jetë pjesë e planeve të Mickoskit

Kryetari I Kuvendit Qendror të ASH-së, Ziadin Sela, mbajti një konference për media pas ngjarjeve të fundit që ndodhën ditëve të fundit. Sela tha se nuk do të lejojnë që të realizohen ato që kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski kishte paralajmëruar kohë më parë, pra ndarjen e ASH-së.

“ASH nuk do të lejojë të realizohen paralajmërimet e Mickoskit të thëna para disa javësh publikisht në intervistat e tij ku garantonte që vetëm ajo pjesë e ASH-së që do të ngelet do të jetë jashtë planeve të tij dhe ne e kemi për nder këtë gjë, se nuk është një pjesë, por është e gjithë ASH që është jashtë planeve të tij, ndërsa individët janë çështje tjetër se si vendosin.”, tha Sela./tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share