Sekuestrohen plot 8.8 tonë kokainë në Ekuador

Policia në Ekuador ka zbuluar një sasi rekord prej 8.8 tonë kokainë në një ngarkesë me banane e nisur drejt Belgjikës. Komandanti i policisë Fausto Salinas tha se vlera e drogës, nëse do të kishte shkuar në destinacion, kapte vlerën e 330 milionë dollarëve.

Ekuadori është shndërruar në një prej shteteve kryesore tranzit për kokainën që prodhohet nga fqinjët, Peruja dhe Kolumbia. Vitin e shkuar, më shumë se 200 tonë drogë u sekuestruan në këtë vend, pjesa më e madhe në portin e Guayaquil.

Duke qenë eksportuesi më i madh në botë i bananeve, Ekuadori përdoret shpesh nga trafikantët për të fshehur ngarkesat e tyre të jashtëligjshme mes frutave, që nga porti i Guayaquil dërgohen në të gjithë botën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ngarkesa e fundit, sipas asaj që shkruan BBC, u gjet në një kontejner plot me banane, që kishte destinacion Belgjikën.

Sekuestrimi vjen në një kohë kur ministrja e Brendshme e Belgjikës, Annelies Verlinden dhe Komisionerja Eruopiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson ndodhet në vizitë zyrtare në Ekuador dhe Kolumbi.

Dy zyrtaret synojnë të forcojë bashkëpunimin me dy vendet amerikano-jugore në luftën kundër trafikut të drogës.

Përgjatë viteve të fundit, Belgjika është shndërruar në vendin kryesor europian ku janë sekuestruar sasi të mëdha kokaine. Porti kryesor për futjen e drogës është ai i Antwerp.

Autoritetet në Bashkimin Europian e shohin shqetësuese rritjen e qarkullimit të kokainës në vendet e unionit, që po sjell rritjen e dhunës dhe korrupsionit në institucionet publike e qeveritare.

Në Ekuador, dhuna që lidhet me trafikun e drogës ka prekur majat, pasi kartelet e fuqishme meksikane kanë infiltruar bandat lokale për të marrë nën kontroll këtë biznes. Burgjet janë të tejmbushura dhe lufta mes bandave rivale pas hekurave prodhon çdo ditë viktima./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share