Sekuestrohen 1.890.000 lekë, gjegjësisht rreth 18.000 euro nga dogana e RMV-së

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka sekuestruar 1.890.000 lekë të Shqipërisë, respektivisht rreth 18.000 euro nga disa shtetas të Polonisë. Të njëjtit ishin ndaluar për kontroll në pikën kufitare “Deve Bair”.

“Për shkak të dyshimit, makina me targa polake dhe personi që udhëtonte me pasagjer janë dërguar për kontroll të detajuar, gjatë të cilit nën karriget e pasme pranë hapjes së rezervuarit në një qese najloni të zi dhe tek gjërat personale u gjetën 3.952.000.000 lekë shqiptare, që janë rreth 38 mijë euro. Sipas ligjit për veprimtarinë valutore, jorezidentët mund të nxjerrin jashtë vendit deri në dhjetë mijë euro, ku dy pasagjerëve u janë kthyer lekë shqiptare në shumën totale prej 2.062.000 lekë ose 20.000 euro dhe pjesa tjetër e pa regjistruar, dhe për të cilat nuk posedonin dokument, konfiskohet përkohësisht”, thonë nga Doganat.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share