Sekreti vdekjeprurës i qitros

Qitroja është një nga frutat më të çuditshme. Gjithçka e lidhur me të, nga origjina e deri te emërtimi është një mister. Shija e frutit është thuajse e hidhur ndëra popullariteti i tij shpërtheu gjatë shekullit XX.

Shija nuk është e pëlqyeshme nga kushdo sepse disa njerëz janë më të ndjeshëm ndaj naringinës, përbërësit të hidhur që është mbizotërues te qitroja. Shpeshherë disa njerëz e spërkasin me sheqer për të zbutur shijen, por sipas studimeve të fundit kripa është më efektive për të stabilizuar hidhësirën.

Por fakti që qitroja është e pasur me lipide është edhe ana e saj e errët. Konsumimi i një qitroje ose një gotë prej lëngut të saj ka efekte anësore si mosfunkisonimi i veshkave kur kombinohet me mjekime  të  përditshme, përfshirë disa antibiotikë dhe ilaçe për zemrën.

Falë përqindjes  së lartë të furanokumarinave, molekulave që bllokojnë enzimat e prodhuara nga zorrët për të shpërbërë ilaçet që hyjnë në organizëm, qitroja rrit sasinë e një medikamenti që futet në qarkullimin e gjakut.

David Bailey, shkencëtari që publikoi në 2013 këtë zbulim të tij, numëronte asokohe 85 medikamente që bëjnë reaksion me qitron. Sot ai thotë se numri i tyre shkon në qindra. Shkencëtari shprehet se disa njerëz nuk preken, por për të tjerë në gotë lëng qitroje është e barasvlefshme me 10 pilula.

Fatmirësisht, një varietet i qitros i quajtur UF-914 është krijuar nga shkencëtarët për personat që marrin mjekime për zemrën që reagojnë ndaj frutit. Ata shpresojnë se së shpejti ky varietet do mund të mbillet masivisht./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share