Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes Dragan Nikoliq jep dorëheqje

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes Dragan Nikoliq ka dhënë dorëheqje nga posti i tij për arsye personale dhe shëndetësore.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, Nikoliq ka qenë Sekretar i Shtetit për Mbrojtjen për më shumë se pesë vjet, nga 28 qershori 2017 deri më 1 shtator 2022.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se “Gjatë periudhës kur Nikoliq u emërua në këtë post të lartë në Ministri, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare e plotë e Aleancës dhe në kuadër të institucionit u bënë hapa të rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të kushteve të punës dhe statusit të pjesëtarëve të Ushtrisë, dhe janë nisur deri më tani proceset më të mëdha të modernizimit dhe pajisjes”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria falënderojnë Nikoliqin për angazhimin e tij të mëparshëm në postin e Sekretarit të Shtetit dhe kontributin e tij personal.
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share