Sekretari gjeneral i Qytetit të Shkupit jep dorëheqje nga posti, është i zhgënjyer nga Arsovska

Qyteti i Shkupit përmes një komunikate me shkrim njoftoi se sekretari gjeneral i kësaj komune është shkarkuar nga posti i tij përshkak  siç thuhet në njoftim të jetë ndikimi i tij në një procedurë kontestuese tenderore për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza në vlerë prej 136 milionë euro.

Ndërsa një gjë të tillë e ka mohuar Sekretari i Qytetit të Shkupit nëpërmjet rrjetit social facebook ka informuar opinionin për dorëheqjen e tij nga posti përshkak siç potencon ai është i zhgënjyer e tij me kryetaren e Shkupit, Danela Arsovska për, siç thotë ai, potencialin e dobët për bashkëpunim.

Sipas tij dorëheqja e tij vjen pasi Antikorrupsioni ka kërkuar që ai të përcaktohen në njërën prej dy funksioneve që ka pasur, ndërsa ai ka shkruar se është i zhgënjyer nga potenciali i dobët i kryetares Danella Arsovskës.

Duke pasur parasysh se në këtë pozitë kam ardhur pasi më parë jam zgjedhur këshilltar në komunën e Çairit, që është vendi ku jetoj dhe ku kam edhe obligim të kontribuoj, kërkova nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit që të deklarohet për një gjë të tillë një situatë. Këto ditë më njoftuan se do të duhet të zgjedh njërën nga ato dy pozita dhe mora vendim që të largohem nga pozita e sekretarit të përgjithshëm të Qytetit të Shkupit dhe t’i përkushtohem pozitës së këshilltarit ku jam zgjedhur nga qytetarët e Çairit. Këtë vendim e kam marrë për faktin se jam i zhgënjyer nga potenciali i dobët për punë dhe mosbashkëpunimi i kryetares Arsovska në realizimin e projekteve kapitale për Qytetin e Shkupit”, shkruan mes tjerash Vellkovski./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share