Sedat Baftiu një emër i njohur i sportit të mundjes në vendin tonë, është emëruar anëtar i drejtorisë sportive në Komitetin Olimpik të Maqedonisë së Veriut
“Sot pata nderin të jem në një takim zyrtar në Komitetin Olimpik të Maqedonisë së Veriut, ku u takova me kryetarin Daniel Dimevski dhe drejtorin sportiv Vllado Bogoevski.
Gjatë takimit diskutuam për çështje të rëndësishme në sport, me fokus të veçantë tek sportet luftarake. Pas emërimit tim në drejtorinë sportive të Komitetit Olimpik, pres me padurim një bashkëpunim të frytshëm dhe në nivelin më të lartë për të çuar përpara sportin në vendin tonë! Njëherësh, në mandatin dhe ciklin katër vjeçar olimpik, do të bëjmë përzgjedhjen edhe të sportistëve, pjesëmarrës të mundshëm në Lojërat Olimpike të vitit 2028, gjithashtu edhe stipendistëve.
Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen time për kryetarin dhe drejtorin sportiv për pritjen dhe diskutimin konstruktiv”, shkroi Baftiu në rrjetin social Facebook.