Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga përshëndeti dhe u uroi punë të suksesshme anëtarëve të përbërjes së re të Këshillit të TIK-ut. Këshilli për koordinimin e teknologjisë informatike dhe komunikimit në organet gjyqësore, do të ketë 13 anëtarë.
Ministri Lloga shprehu besimin se ky është ekipi më i mirë në vend që do të jetë në gjendje tu përgjigjet profesionalisht të gjitha sfidave. Do ta ndjekë implementimin e Strategjisë për TIK-un në gjyqësor dhe të Planit të veprimit, do të përcaktojë dhe zbatojë masat dhe aktivitetet për digjitalizimin e gjyqësorit, do të merr pjesë në përgatitjen e ligjeve, akteve të tjera ligjore dhe do të merr masa nga fusha e aplikimit të TIK-ut në organet gjyqësore.
Kryetar i këshillit është prokurori publik Vllatko Milloshevski, ndërsa nënkryetar është Daut Rustemi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Gostivar. Anëtarët e tjerë janë: Aleksandra Cvetanoska nga Shoqata e Juristëve të Rinj, Ivan Xholev – Gjykata Themelore Penale Shkup, Islam Abazi – PTHPNKOK, Sanja Pandillov – Akademia për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, Sanja Dimovska – Ministria e Drejtësisë, Anita Andonoska – Këshilli Gjyqësor, Jelena Koleva Dogazanska – Këshilli i Prokurorëve Publikë, Irina Trajkoska Strezoska – Prokuroria e Lartë Publike Manastir, Shpend Devaja – Gjyqtar suprem dhe anëtar i Shoqatës së Gjyqtarëve, Gjorgji Andonov – Gjyqtar në Gjykatën Themelore Shtip, Naim Ferati – MSHIA. Mandati i anëtarëve është 2 vjet” – thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë