Seancë e Këshillit të Qytetit të Shkupit! A do të votojnë ose jo këshilltarët e VMRO-DPMNE-së propozimet e Arsovskës?!

Këshilli i Qytetit të Shkupit sot duhet ta mbajë seancën, në të cilën pritet që këshilltarët t’i mbështesin programet shtesë për punë të Higjienës komunale për punësim të rreth 120 personave dhe të marrin vendim për ridedikim të fondeve për NQP, me të cilat do të riparohen dhe do të vihen në funksion edhe 30 autobusë të tjerë.

Kryetarja Danella Arsovska, më 22 të këtij muaji, në koordinim me grupet këshilldhënëse, prezantoi planin për dalje nga kriza në Qytetin e Shkupit, numrin e pamjaftueshëm të autobusëve, për shkak të së cilës duhet të presin më shumë se gjysmë ore dhe komente ka pasur edhe për higjienën në qytet.

Kryetari i Këshillit Trajko Sllaveski më 22 të këtij muaji pas koordinimit me Arsovskën deklaroi se këto programe do të përkrahen nga këshilltarët, duke shprehur pritjen që nga 1 shtatori të funksionojë transporti publik në qytet, por jo në mënyrë optimale siç dëshiron ai.

“Në Këshillin e Qytetit të Shkupit nuk ka procese të ngecura, nëse po flasim për ngecje, është një program që e përmenda, që të lejohen 120 punëtorë të rinj në “Higjienën komunale”. Natyrisht, do të shqyrtojmë edhe programet tjera që nuk janë miratuar”, tha Sllaveski në pyetjen e gazetarit se a do të zhbllokohen gjërat në Këshillin e Qytetit nga 29 gushti.

Arsovska më herët në Qeveri ka pasur një takim me kryeministrin Hristijan Mickoski, i cili e ka telefonuar për shkak të situatës në kryeqytet. Mickoski tha se nëse brenda një jave nuk fillohet puna për zgjidhjen e problemeve në qytet, ai do të kërkojë përjashtimin e kredencialeve të disa ndërmarrjeve publike. Por më vonë ai kërkoi nga këshilltarët e VMRO-DPMNE-së që t’i mbështesin planet e Qytetit të Shkupit.

Kryetarja Arsovska fajësoi këshilltarët e VMRO-DPMNE-së për gjendjen në qytet, të cilët nuk i përkrahën propozimet e saj, veçanërisht në fushën e transportit me autobus.

Kryetari i Këshillit, Sllaveski, ndërkaq, përsëriti se deri më tani nuk është miratuar vetëm Programi për aktivitete shtesë për “Higjienën komunale” për punësim sezonal shtesë të 120 punëtorëve. Ai beson se edhe me numrin aktual kjo NP mund të funksionojë mirë.

“Buxheti nuk ka 8 milionë euro për ta shlyer borxhin e krijuar në vitet e kaluara për transportin falas të studentëve”, tha Sllaveski dhe shtoi se ka arsye që kjo të bëhet në mënyrë të njëpasnjëshme.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share