MPJ: Mos udhëtoni në Rusi, ata që janë atje mundësisht të largohen!

MPJ-ja nga afër ndjek zhvillimin e situatës në Rusi dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët – thuhet në një komunikatë nga MPJ-ja, njofton KlanM.

Nga MPJ-ja, siç përcjell KlanM, rikujtojnë se ende është në fuqi rekomandimi i publikuar në shkurt 2022, që të gjithë qytetarët e RMV-së të përmbahen nga ushëtimet drejt Federatës Ruse, kurse ata që kanë mundësi të largohen nga ky vend.

“Të gjithë shtetasit e RMV-së që momentalisht gjenden në Rusi, mund ta kontaktojnë Ambasadën në Moskë në numrat e telefonit;

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

+7 925 025-98-05 (celular) dhe е-mail: [email protected].

Qytetarët mund të drejtohen edhe në MPJ në telefonin kujdestar  +389 75 273 732 dhe e-mail adresën: [email protected]” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share