Seanca ndaj Berishës, me avokatë nga shteti

Avokati Artan Simoni u zëvendësua për shkak të qëndrimeve publike kundër ish-kryeministrit

Në Gjykatën e Posaçme zhvillohet këtë të enjte për të tretën ditë me radhë, seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Një ditë më parë avokatët e Sali Berishës braktisën sallën pas disa orë seance, në shenjë proteste për rrëzimin e kërkesës së tyre nga gjyqtarja Irena Gjoka. Ata kërkuan interpretimin e masës së Berishës nga Gjykata Kushtetuese, kërkesë e cila u rrëzua.

Gjykata e Posaçme njoftoi se kishte zgjedhur avokatin Artan Simoni si mbrojtës kryesisht në mënyrë që të vijonte seanca. Pas rreth 1 orë seancë, togat e zeza me kërkesë të Prokurorisë vendosën të shtyjnë për sot seancën me të tjetë avokatë mbrojtës, nga lista e avokatëve kryesisht.

Shkak dyshohet një qëndrim i avokatit mbrojtës Artan Simoni në rrjetet sociale kundër Sali Berishës.

Ndërkohë gazetarja Glidona Daci raporton se gjykata ka caktuar si mbrojtës kryesisht për ish-kryeministrin, dy avokatet Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share