Seanca e Qeverisë – Vazhdojnë masat për ngrirjen e çmimeve për këto produkte ushqimore

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për ndryshimin e “Vendimit për kushte të veçanta për tregtimin e mallrave të caktuara”, përcjell KlanM.

Me këtë Vendim, zbatimi i marzheve më të larta tregtare tashmë të përcaktuara, zgjatet nga data 30.04.2023 deri më 30.06.2023 për mallrat e mëposhtëm:

  • për bukë të bardhë (të prerë ose të plotë), sheqer të bardhë dhe vaj luledielli ushqimor (pa vaj të ftohtë të shtrydhur), për të gjitha shoqëritë tregtare dhe tregtarët individualë pjesëmarrës në zinxhirin tregtar, në masën e përcaktuar deri në 5% në shitje me shumicë dhe deri në 5% në tregtinë me pakicë dhe
  • për miell gruri – lloji 400 dhe lloji 500, makarona dhe spageti nga gruri i fortë, oriz i bardhë maqedonas, qumësht lope i përhershëm me përmbajtje yndyre 2,8%, 3,2% dhe 3,5%, vezë pule, gjizë, djathë i bardhë i lopës dhe djathë i bardhë i përzier, kaçkavall, kos dhe salcë kosi e jogurt, për të gjitha shoqëritë tregtare dhe tregtarët individualë pjesëmarrës në zinxhirin tregtar, në masën e përcaktuar deri në 10% në tregtinë me shumicë dhe deri në 10% në tregtinë me pakicë.

SIç thuhet në arsyetimin e qeverisë, Ministria e Ekonomisë ka kërkuar që vendimi për ngrirjen e çmimeve të këtyre produkteve të vazhdojë edhe në dy muajt e ardhshëm. Kjo, sepse siç thuhet në njoftim, ende nuk janë stabilizuar çmimet në treg./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share