Schultz për ndikimin e luftës në Ukrainë: Më shqetëson stabiliteti i Ballkanit

Ish kryetari i Parlamentit Europian, Martin Schultz i pyetur në Klan Debat mbi luftën në Ukrainë dhe ndikimin që ajo mund të ketë në Ballkan, u shpreh i shqetësuar. Rajoni është me një sërë procesesh të pazgjidhura e mosmarrëveshje të hapura dypalëshe  e si rezultat bëhet më i prekshëm e më i ndjeshëm ndaj ndikimeve të huaja.

“Jo vetëm për stabilitetin e këtij rajoni, por është e qartë se nëse lufta krijon pasiguri dhe paqëndrueshmëri në të gjithë botën, krejt logjike janë shqetësimet në një rajon tradicionalisht të brishtë për sa i përket marrëdhënieve ndërkufitare, marrëdhënieve ndërmjet grupeve dhe tendencave të ndryshme politike. Është shumë e qartë se kjo më shqetëson”, deklaroi ish kryeparlamentari europian, Martin Schultz./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share