Scholz: Po bëjmë të pamundurën që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje

Në konferencën për shtyp krah Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Kancelari gjerman Olaf Scholz u shpreh pozitiv në arritjen e një marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se Gjermania, qeveria franceze dhe Komisioni Europian po bëjmë të pamundurën që ta realizojnë një gjë të tillë.

“Sa i takon Serbisë dhe Kosovës edhe për ta vlen e njëjta gjë, duhet arritur një marrëveshje. Ne dhe qeveria franceze, Komisioni Europian po bëjmë të pamundurën që ta realizojmë një gjë të tillë. Jemi përfshirë në mënyrë shumë aktive në bisedime me të dyja palët. Shpresojmë që shumë shpejt, do të vijmë në një proces ku të dyja qeveritë do të ecin përpara dhe ku të arrihet një mirëkuptim”, tha Scholz.

Ndërsa kryeministri Edi Rama shtoi: “Më duhet të them pikë së pari se plani i ri franko-gjerman që u është ofruar Kosovës dhe Serbisë është mirëfilli një mundësi e shkëlqyer jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për rajonin dhe Europën. Shpresoj fort që të dyja palët ta marrin seriozisht dhe që të dyja palët të kuptojnë se ka ardhur koha që ta shohin si një kontribut të rëndësishëm në tërë arkitekturën europiane të sigurisë”./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share