KANCELARI GJERMAN: SHQIPERIA, SE SHPEJTI VEND ANETAR I BE-SE
Kancelari gjerman Olaf Sholz thotë se Berlini po e ndjek me kujdes marrëveshjen për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë. Ai tha se me rëndësiëshme është përballimi i sfidave edhe me vende që janë jashtë BE-së.
Në Kongresin e Socialistëve Europianë kryefjalë ishte marrëveshja për refugjatëtët mes Italisë dhe Shqipërisë. Për herë të parë kjo marrëveshje u komentua nga kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili tha se Gjermania do ta monitorojë zbatimin e këtij pakti, pasi sipas tij Shqipëria do të jetë së shpejti një anëtare e Bashkimit Europian.
“Është një çështje mes dy qeverive, por duhet pasur parasysh edhe se Tirana, sipas nesh, së shpejti do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Ne po flasim se si t’i zgjidhim sfidat dhe problemet së bashku, duam të krijojmë një mekanizëm solidariteti. Ne do ta ndjekim me kujdes këtë marrëveshje”.
Sholz e konsideron të rëndësishme që sfidat të mos kapërcehen vetëm, por edhe me aleatë, qofshin këta edhe jashtë BE-së.
“Është e nevojshme të zvogëlohet imigracioni i parregullt. Për këtë arsye do të ketë bashkëpunim të ngushtë me vendet jashtë BE-së. Siç po ndodh tani me Turqinë. Por mund të ketë të tjera rrugë.”
Në Kongresin e PSE ka pasur qendrime të ndryshme lidhur me marrëveshjen. Vetë kryeministri Rama, më herët ka bërë një sqarim për ta, duke u nënvizuar qëllimin e këtij pakti, që lidhet vetëm me përpjekjet për të ndihmuar Italinë në një situatë të vështirë për përballimin e refugjatëve.