“Save Ukraine”, shpëton edhe tre fëmijë nga territoret e pushtuara nga Rusia, numri total arrin në 230

Organizata humanitare “Save Ukraine”, ka shpëtuar edhe tre fëmijë nga territoret e pushtuara nga Rusia, duke dërguar kështu në 230 numrin total të atyre që e kishin të njëjtin fat.

“Tre fëmijë të tjerë nga territoret e pushtuara përkohësisht u kthyen në ekipin e Save Ukraine. Kështu, ne përfunduam 14 misione shpëtimi duke shpëtuar 14 fëmijë, shtatë prej të cilëve ishin fëmijë të privuar nga kujdesi prindëror…”, tha kreu i organizatës Mykola Kuleba.

“Për sot, ekipi Save Ukraine ka kthyer në Ukrainë tashmë 226 fëmijë që kanë qenë nën ndikimin e autoriteteve ruse që nga 24 shkurti 2022”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share