Saraj: Kampionati në Bilardo – hobi apo sport?!

NË RMV 85 LOJTARË TË LICENSUAR TË BILARDOS

Për lojën e bilardos qëmoti ekziston dilema nëse është hobi apo sport? Nga Federata e Bilardo së Maqedonisë së Veriut, sic njofton KlanM, pretendojnë të dytën.

Ky sport, sipas tyre, po merr përmasa të mëdha nëpër botë, por edhe në vendin tonë. Para katër viteve, sic njofton KlanM, thonë se është pranuar Federata e Bilardos në Maqedoninë e Veriut.

“Momentalisht, në Federatën e Bilardos së RMV-së, janë të licensuar 85 lojtarë, të cilët në mënyrë amatore, gjysmë profesionale dhe profesionalisht merren me këtë sport, I cili qëmoti është I pranuar në Ballkan, Evropë dhe botë. Në vendin toë falë mbështetjes së Agjencisë për Rini dhe Sport, që njohu këtë sport dhe u krijuan kushte të mira për të zhvilluar bilardon” – tha Goran Gjurçinovski, sekretar në Federatën e Bilardos.

Vetëm katër klube në vend plotësojnë kriteret për të organizuar Kampionatin vendor të Bilardos.

Njëra prej tyre ndoshta edhe më ekskluzivja, sic njofton KlanM, është objekti “Revolution” në Saraj që plotëson kriteret e përgjithshme për organizimin e lojës së bilardos me të gjitha aspektet teknike, akomodimit por edhe transmetimit LIVE të përballjeve në kanalin YouTube.

Është viti I katër në vazhdimësi që Federata e Bilardos organizon Kampionatin Shtetëror që në gjuhë të bilardos do të thotë Mastersi I Pestë dhe deri në përfundim të kampionatit mbeten edhe dy të tjera.

Garuesi më i ri në bilardo, sic njofton KlanM, është 13 vjec dhe merret profesionalisht dhe ka arritur shumë suksese në këtë sport.

Nga Federata e Bilardos u bëjnë thirrje të rinjve që t`u bashkangjiten klubeve dhe kësaj loje, duke premtuar, se nuk do të zhgënjehen. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share