Sansone gol pas 33 sekondash

Me sytë nga Champions League, Milan dështon sërish për të marrë pikët e plota në kampionat. Kuqezinjtë shpërdoruan një tjetër mundësi për të blinduar vendin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Bolonja mbajti në barazim 1-1, falë një goli tepër të shpejtë të Sansone. Italiani realizoi pas 33 sekondash lojë, duke barazuar rekordin e Defrel, që i kishte shënuar kuqezinjve golin më të shpejtë.

Reagimi i Milanit nuk vonoi, teksa Pobega shënoi pas një aksioni të gjatë pak minuta para fundit të pjesës së parë. Një gol tepër i bukur nga ana e mesfushorit. Barazim 1-1 që nuk i shkon për shtat Milanit, pasi tashmë numëron 53 pikë, ndërsa Bolonja qëndron e 8-ta.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share