Sanksionohen gjashtë shoferë të automjeteve transportuese dhe autobusëve nën ndikimin e alkoolit në territorin e SPB Manastir

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit (10.08.2022) në intervalin kohor nga ora 04:30 minuta deri më 07:00 minuta në territorin e SPB Manastir është realizuar kontrollim aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjete transportuese dhe autobusë nën ndikimin e alkoolit. Gjatë këtij aksioni janë sanksionuar gjashtë shoferë të cilëve u janë shqiptuat gjoba adekuate.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share