Sanksionohen 301 shoferë për vozitje të shpejtë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (21.06.2022), ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejt se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 301 drejtues mjetesh.

Prej tyre, 13 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe një automjet me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Kështu, 143 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar dhe 158 në vend të pa banuar.

Gjatë kontrollit aksionar janë sanksionuar edhe 111 lloje të tjera kundërvajtjesh. Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share