Sanksionohen 30 shoferë nën ndikimin e alkoolit në territorin e Shkupit

Gjatë natës së kaluar në periudhën prej orës 23.00 të datës 11.06. deri në ora 05.00 të datës 12.06.2022 në territorin e SPB Shkup është kryer kontroll i përforcuar aksion për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve të cilët drejtojnë automjet nën efektin e alkoolit. Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar ligjërisht 30 drejtues makinash. Ata janë përjashtuar menjëherë nga qarkullimi dhe do të sanksionohen siç duhet. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 26 vepra të tjera.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, thonë nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share