Sanksionohen 290 shoferë për vozitje të shpejtë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (17.06.2022) ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejt se shpejtësia e lejuar, ku janë sanksionuar 290 shoferë.

Prej tyre, 25 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe një mjet ka lëvizur me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Kështu, 118 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar dhe 172 në vend të pa banuar. Gjatë kontrollit aksionar janë sanksionuar edhe 107 lloje të tjera kundërvajtjesh.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share