Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 244 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre:
117 për tejkalim të shpejtësisë, 15 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 7 për vozitje pa patentë shoferi.
Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 3 masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 3 për mosvënien e rripit të sigurisë, 4 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, katër për kalim në të kuqe në semaforë.