Sanksionohen 214 shoferë në Shkup, 124 për vozitje të shpejtë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (18.04.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 214 masa, nga të cilat 124 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 12 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, gjashtë sanksione për rirregullim të paligjshëm të automjeteve. Pesë sanksione për automjetet me defekte teknike dhe të paregjistruara, katër masa për kalimin e sinjalistikës së mbyllur (drita e kuqe), katër sanksione për foliat e pacertifikuara (xhamat e zi).

Kontrollet e qarkullimit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, thuhet në kumtesën e MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share