Sanksionohen 168 shoferë për vozitje të shpejtë në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (29.05.2023) ka kryer kontroll aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 168 drejtues mjetesh.

Prej tyre, nëntë automjete lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy me mbi 70 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar.

Në të njëjtën kohë, 94 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 74 jashtë vendbanimit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share