Sanksionhen 238 shoferë në Shkup, 78 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (27.08.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 238 sanksione, prej të cilave shtatëdhjetë e tetë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, tridhjetë e një sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, njëzet e një sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, tetë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë.

Poashtu janë shqiptuar edhe pesëmbëdhjetë sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të auomjetit, gjashëmbëdhjetë sanksione për automjete të paregjistruara, tetë masa për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), tetë sanksione për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve, shtatë sanksione për shoferë fillestarë…
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Nga MPB apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share