Sanksionet perëndimore nxisin prodhimin vendas në Rusi

Kompanitë ruse po i përgjigjen sanksioneve tetëvjeçare ekonomike perëndimore duke investuar në teknologjinë dhe prodhimin vendas në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Me mijëra ndalime dhe kufizime të ndryshme në fuqi, sanksionet perëndimore kanë prekur pothuajse çdo sektor të ekonomisë ruse, me masat që u intensifikuan pas fillimit agresionit rus në Ukrainë në shkurt.

Disa sipërmarrës rusë kanë parë një mundësi për të ndërtuar biznese vendase që nuk ekzistonin përpara valës së parë të sanksioneve në 2014. Oleg Sirota, një programues i lindur në Moskë, vendosi të shesë të gjithë pronën e familjes së tij për një sipërmarrje të re në vitin 2014 kur hapi një fermë qumështore që prodhonte djathë rus për të kompensuar sanksionet që penguan furnizimin e djathit të importuar popullor.

Tani ai thotë se çdo ditë më shumë se 1,500 turistë dhe blerës vizitojnë fermën e tij dhe qumështoren në Istra, që ndodhet rreth 70 kilometra larg Moskës, duke qëndruar në radhë për të blerë djathërat e tij të prodhuar në vend ose duke bërë një turne me guidë në objektin e tij.

“Ne e bëmë djathin tonin e parë në gusht 2015 në përvjetorin e parë të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. Në fillim përpunonim rreth 30 tonë qumësht në muaj. Padyshim që sanksionet janë të dobishme për ne. Madje na sjellin gëzim. Nuk ka nevojë të kesh frikë nga sanksionet”.

Ferma e Sirotës tani ka mbi 150 lopë. Aktualisht Oleg e ka zgjeruar biznesin e tij duke hapur dyqanin e 101-të të djathit. Ndërsa mallrat e tjera të importuara, si pajisjet elektronike të konsumit, makinat, makineritë e rënda dhe shumë produkte të tjera jetike nuk janë aq të lehta për t’u zëvendësuar me alternativa vendase, ekspertët janë optimistë se sanksionet mund të inkurajojnë sipërmarrësit të provojnë gjëra të reja, sipas studiuesve në Universitetin Yale në Shtetet e Bashkuara. Ky veprim ka mbyllur restorantet, dyqanet e shitjes me pakicë dhe objektet e prodhimit në Rusi dhe ka ndaluar shumë eksporte në vend.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share