Sanksione të reja kundër Iranit: SHBA dhe BE reagojnë pas sulmit ajror ndaj Izraelit

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po shqyrtojnë sanksione të reja të shpejta kundër Iranit pas sulmit ajror të gjerë të Teheranit ndaj Izraelit në fundjavë. Kabineti i luftës i Izraelit është mbledhur për të tretën ditë radhazi për të shqyrtuar përgjigjen ndaj sulmit iranian, i cili u nis si hakmarrje për sulmin e Izraelit ndaj një objekti diplomatik iranian në Damask, Siri, më 1 prill.

Presioni ndërkombëtar po rritet mbi Izraelin për të shmangur hapat që mund të çonin në një konflikt rajonal. Sekretarja amerikane e thesarit, Janet Yellen, ka deklaruar se Uashingtoni do të përdorë autoritetin e tij të sanksioneve për të penguar veprimtarinë malinje dhe destabilizuese të regjimit iranian.

Ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock, po udhëton në Izrael për të diskutuar se si të parandalojë një përshkallëzim të tensioneve në rajon. Zyrtarët sugjerojnë se një objektiv i mundshëm për sanksione të zgjeruara është zgjerimi i fushës së atyre të përfshirë në prodhimin e dronëve nga Irani, të cilët u përdorën në sulmin e kësaj fundjave dhe janë përdorur gjerësisht kundër Ukrainës nga Rusia.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Shefi ushtarak izraelit, gjenerallejtënant Herzi Halevi, ka deklaruar se Izraeli po shqyrton hapat e ardhshëm dhe se sulmi iranian do të përballet me një përgjigje.” Në kohën që ne zgjedhim,” tha zëdhënësi i ushtrisë, admin Daniel Hagari.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share