Sanksione për 203 shoferë në Shkup, 80 për vozitje të shpejtë

Në Shkup sanksionohen 203 vozitës, 80 për shpejtësi tej normave të lejuara

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (08.08.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 203 masa, nga të cilat 80 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, pesë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 10 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Janë shqiptuar tre masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, gjashtë sanksione për kalim sinjalistike të mbyllur (semafor të kuq), gjashtë masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, katër sanksione për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share